Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Sulm me armë ndaj Skënder Likës, i dyshuar për atentatin ndaj Rolit, nipi i tij vrau biznesmenët

Sulm me armë ndaj Skënder Likës, i dyshuar për atentatin ndaj Rolit, nipi i tij vrau biznesmenët

12:32, 06/10/2023
A+ Aa A-

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mesditën e kësaj të premteje në Sanxhak të Kurbinit. Sakaq, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri plumbash ne drejtim te banesës së Skënder Likës, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare.

Ende nuk dihet mese ka persona të lënduar. Ndërkohë mund të shtojmë këtu se në mars të këtij viti, Likës iu vendos dhe lëndë plasëse në banesë.

Skënder Lika, është babai i autorit të vrasjes së biznesmenit Rakip Rolit. Ndërkohë nipi i tij, Ilir Lika ekzekutoi me armë zjarri në një hotel në Mamurras dy biznesmenët, Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.

Gjithashtu, Skënder Lika është vëllai i Myslim Likës, i plagosur në një atentat në Mamurras.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes për të hetuar veprimet kriminale dhe identifikuar autorët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco