I vodhën banesën/ Familja e dëmtuar premton shpërblim për këdo që jep info të saktë

21:03, 05/10/2023
A+ Aa A-

Dy ditë më parë në redaksinë e Syri.net mbërriti një denoncim në lidhje me vjedhjen e një banese në kryeqytet.

Video e siguruar nga pronari i banesës tregon një hajdut të kamufluar si shpërndarës dhuratash, me skafandër motorri në kokë i cili ngjitet në katin e një pallati me një çantë të zezë dhe zbret prej andej për një kohë shumë të shkurtër.

Pas publikimit të lajmit në Syri.net pronari i apartamentit ku është kryer vjedhja ka kërkuar nga redaksia që qytetarët që kanë dijeni të kontaktojnë përmes redaksisë çdo informacion të mundshëm rreth identitetit të autorit.

Për këdo që do japë informacion të saktë rreth personit që duket në video do të ketë një shpërblim të kënaqshëm nga ana e pronarit të dëmtuar.

Kjo kërkesë vjen si pasojë e mos pasjes ende të anjë rezultati nga organet e rendit për rastin.

Video në fjalë ka ndodhur në Rrugën “Siri Kodra” në Tiranë, në zonën e njohur si ish-punishtja e pastave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco