SYRI TV/ Shpërthim me tritol në një lokal, Policia nis hetimet për zbardhjen e ngjarjes

17:33, 05/10/2023
A+ Aa A-

Një lokal në zonën e  Komunës së Parisit në Tiranë ka qënë objektiv i një sulmi me lëndë plasesë të llojit tritol. Shpërthimi është regjistruar rreth orës 01:45 të mëngjesit të sotëm, teksa autoritetet kanë nisur hetimin për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes dhe identifikimit të autorëve.

SYRI TV

Këto janë pasojat e pas shpërthimit me tritol gjatë mesnatës në një lokal në zonën e komunës së Parisit në Kryeqytet. Sipas informacioneve policore eksplozivi ishte vendosur dhe shpwrtheu në hyrje të lokalit. Sipas edhe referimeve në polici, shpërthimi është dëgjuar në zonë rreth orës 1:45 të mëngjesit të sotëm Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme material. Mëngjesin e sotëm oficerë të policisë gjyqësore të cilët kanë marrë dëshminw e pronarëve të lokalit, këta të fundit kanë deklaruar se nuk kanë dijeni dhe asnjë dyshim se për çfarë arsye është vendosur tritoli.

Teka grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Ndërkohë në pikën ku është vendosur tritoli nuk ka kamera sigurie,sipas policisë së shtetit. Ndonëse lokali është në një zonë të frekuentuar dhe me një numër të madh banorësh. Shpërthimet me tritol janë kthyer tashmë në një skemë të njohur në kryeqytet, teksa shumica prej ngjarjeve të raportuara më herët ende nuk janë zbardhur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco