'Shitje kokaine dhe vjedhje', arrestohen 4 persona në Vlorë e procedohen 3 të tjerë

'Shitje kokaine dhe vjedhje', arrestohen 4 persona në Vlorë e procedohen 3 të tjerë

14:12, 05/10/2023
A+ Aa A-

4 persona janë arrestuar ndërsa 3 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë për vepra të ndryshme penale. Nga thyerja e masës së arrestit në shtëpi, tek shitja e kokainës e deri tek grabitja janë disa nga veprat penale.

Njoftimi i policisë Vlorë:

DVP Vlorë/Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E. I., 32 vjeç, banues në Konispol, pasi ka dalë jashtë banesës, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin E. J., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimin në gjendje të lirë për shtetasin Y. M., pasi është konstatuar duke kryer punime, pa lejen e organeve kompetente, në një objekt në pronësi të tij, në lagjen “Pavarësia 2”.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 15 vjeç, pasi ka tentuar të vjedhë disa sende personale nga një automjet i parkuar në lagjen “Uji i Ftohtë”.

Në vijim të veprimeve procedurale dhe hetimore të kryera nga oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. H., 27 vjeç, banues në Vlorë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. C., 34 vjeç, banues në Vlorë, pasi kanë kundërshtuar kontrollin e dokumentacionit të automjetit që drejtonte shtetasi D. H. dhe kanë goditur me grusht punonjësin e qarkullimit rrugor të DVP Vlorë, që po kryente veprimet procedurale.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë, u arrestua në flagrancë shtetasi H. Z., 50 vjeç, banues në Vlorë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
---
Më datë 04.10.2023, në Komisariatin e Policisë Vlorë, ka kallëzuar shtetasi E. M., se prej datës 03.10.2023, është larguar nga banesa vëllai i tij, shtetasi M. M., 41 vjeç, banues në Vlorë. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco