Akuzohet për korrupsion, Gjykata e Lartë refuzon ish-zyrtaret e Ministrisë së Shëndetësisë

Akuzohet për korrupsion, Gjykata e Lartë refuzon ish-zyrtaret e Ministrisë së Shëndetësisë

19:13, 03/10/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Lartë refuzon kërkesën për liri të Joana Duros, ish-Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, të akuzuar për korrupsion.

Një Kolegj Penal vendosi të mos pranojë rekursin e bërë nga Duro, duke lënë të pandryshuar masën ‘arrest në burg’ të dhënë ndaj saj nga Shkalla e Parë dhe Apeli i Posaçëm.

Masa ‘arrest në burg’ nuk u ndryshua nga Gjykata e Lartë as për Laura Shteton, specialiste e nivelit të lartë, e akuzuar për të njëjtën çështje. Sipas SPAK, përmes Shtetos, ish-zyrtarja Duro ka marrë një ryshfet prej 330 mijë lekësh nga administratori i një shoqërie, për favorizimin e saj në një tender supervizimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco