I akuzuar për vrasjen e kunatit, Gjykata italiane lë në burg 30-vjeçarin nga Lezha

I akuzuar për vrasjen e kunatit, Gjykata italiane lë në burg 30-vjeçarin nga Lezha

17:57, 03/10/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit në Itali, ka lënë në qeli 30-vjeçarin shqiptar nga Shënkolli i Lezhës, Gëzimi Gjini, i cili akuzohet për vrasjen e kunatit të tij. Në seancën e ditës së sotme Gjykata e Apelit la në fuqi masën e dënimit me burg, të vendosur më herët, duke i refuzuar kërkesën për liri 30-vjeçarit. Gëzim Gjini u arrestua nga policia shqiptare në muajin gusht, pasi ishte shpallur në kërkim prej 13 dhjetorit të vitit, 2022, ku akuzohej për vrasjen e burrit të motrës Petrit Cara, ngjarje e ndodhur në zonën e Rocca Prioria të Italisë.

Gjini u lokalizua në një lokal në aksin rrugor Lezhë-Milot dhe u arrestua provizorisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë, pasi ndaj tij autoritetet gjyqësore të vendit fqinj kishin caktuar një masë sigurie arrest me burg për vrasje. “Ai akuzohet se është organizator i vrasjes së bashkëshortit të motrës së tij, shtetasit Petrit Cara, vrasje e kryer me mjet prerës, në Rocca Priora, Itali, më datë 13.12.2022, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë”, njoftoi policia shqiptare ditën e arrestimit.

Aksioni për ndalimin e tij u krye nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, e koordinuar me Interpol Tiranën dhe në bashkëpunim me partnerët italianë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco