SYRI TV/ Shiste ushqime të skaduara, arrestohet shefi i Policisë bashkiake në Konispol

12:49, 03/10/2023
A+ Aa A-

Arrestohet në flagrancë shefi i policisë bashkiake në Konispol, pasi shiste ushqime të skaduara për nxënësit e një shkolle. Neim Arapi u vu në pranga pasi policia gjeti dhe sekuestroi në biznesin e tij një sasi ushqimesh të rrezikshme, të cilat në tejkalim të afateve të përdorimit, shiteshin për nxënësit dhe qytetarët. Neim Arapi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën si shef i policisë bashkiake duke shmangur kontrollet në subjektin e tij.

Nga SYRI TV

Sekuestrohet një sasi ushqimesh të skaduara, të cilat tregtoheshin për fëmijët e një shkolle në Konispol. Lajmin e bëri të ditur policia e Sarandës, e cila njoftoi se është vënë në pranga pronari i subjektit që shiste ushqimet e skaduara, 56-vjeçari Neim Arapi.

Ky shtetas ishte gjithashtu edhe Përgjegjës i Policisë Bashkiake në bashkinë e Konispolit, duke ngritur dyshime se ka bërë edhe shkelje të tjera ligjore në raport me detyrën që mbante, ku pjesë të funksionit ka edhe kontrollin e subjekteve që tregtojnë ushqime në rrugë.

Policia sqaron se produktet ushqimore të skaduara që shiteshin në subjektin e Neim Arapit ishin të rrezikshme për shëndetin e nxënësve dhe qytetarëve, për shkak të tejkalimit të afatit të konsumit.

Nga verifikimet ka rezultuar se ky shtetas duke përdorur detyrën, ka ndikuar për të shmangur kontrollet në subjektin ku shiteshin produkte pa faturë. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan produkte të ndryshme ushqimore të kontrabanduara dhe të skaduara. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Sarandës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco