Hyri në banesën e ministres shqiptare dhe grabiti 2500 euro e sende me vlerë, arrestohet 'skifterja' 33-vjeçare

Hyri në banesën e ministres shqiptare dhe grabiti 2500 euro e sende me vlerë, arrestohet 'skifterja' 33-vjeçare

09:34, 03/10/2023
A+ Aa A-

Policia e Kosovës njofton se ka vënë në pranga një 33-vjeçare si autore të dyshuar të grabitjes së banesës së ministres së Industrisë, Ndërmarrjes dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. Pasi ministrja bëri denoncimin në polici, u arrestua shtetasja me iniciale N.K.

“Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arrestuar një person i dyshuar për një rast vjedhje e rëndë që është raportuar me datën 01.10.2023. Puna e hetuesve policor, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarën: N.K. femër, 33 vjeçare, shtetase e Republikës së Kosovës”.

Policia e Kosovës

Raportohet se në banesën e ministres Hajdari u grabitën 2.500 euro dhe sende të tjera me vlerë, si dokumente personale dhe kartela bankare përfshirë edhe ato të MINT-it.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco