SPAK vihet në ndjekje të pasurive të Saimir Tahirit

SPAK vihet në ndjekje të pasurive të Saimir Tahirit

22:27, 02/10/2023
A+ Aa A-

SPAK duket se është vënë në ndjekje të pasurive të Saimir Tahirit.

Hetimi ka filluar gjatë kohës që Tahiri ishte ende në burg dhe burime nga SPAK bëjnë me dije se vijon ende.

Prokurorët e SPAK janë vënë në gjurmët e pasurisë s ëish-ministrit të Brendshëm, pas sinjalizimit të një banke të nivelit të dytë për një transfertë monetare.

Burime nga Prokuroria e Posaçme pohojnë se po mblidhen të dhëna brenda dhe jashtë vendit për të gjurmuar pasurinë e Tahirit dhe për të parë nëse ka fshehje apo elementë të pastrimit të produkteve të veprës penale.

Vendimi i formës së prerë për dënimin me 3 vite e 4 muaj për “shpërdorim detyre” ndaj Tahirit u dha më 4 shkurt 2022. Ndërkohë 1 vit e 4 muaj më pas ish-Ministri i Brendshëm u lirua nga burgu pas dy eksperitzave mjeko-ligjore që arsyetonin përse ai nuk mund të qëndronte më pas hekurave për pjesën e mbetur të dënimit.

Insistimi i ambasadës së ShBA-ve mund të jetë një nga levat që ka rivënë në lëvizje Prokurorinë, duke kujtuar se pas lirimit të tij nga burgu ambasada pati një qëndrim mospajtues me vendimin e lirmit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco