Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Altin Dumani: Për Ahmetajn, së shpejti do kemi zhvillime surprizuese, Josifi u arrestua pas një procedimi nga Spanja

Altin Dumani: Për Ahmetajn, së shpejti do kemi zhvillime surprizuese, Josifi u arrestua pas një procedimi nga Spanja

14:35, 28/09/2023
A+ Aa A-

Në një takim informal me gazetarët, kreu i SPAK Altin Dumani dha detaje sa i përket një sërë çështjeve me interes që janë pjesë e punës së kësaj Strukture. Lidhur me fondet e IPARD, pasi çështja u pushua për moskompetencë, ka një hetim të ri nga Prokuroria e Posaçme, të cilat ndodhen në fazë paraprake.

Për “Metamorfozën” Dumani i konsideron të ligjshme aktet e mbërritura nga pertnerët, duke sjellë praktikën dhe vendimet e formës së prerë të disa gjykatave të vendeve europiane që i kanë njohur transkriptet si të ligjshme. Ai the se për procedimin në fjalë po bëhen veprime hetimore aktive, por nuk preferoi të jepte një qëndrim nëse do ketë një fazë të re.

“Deri kur u regjistrua ky procedim, flitej se zyrtarë e drejtues kryenin korrupsion apo ishin të përfshirë në krim, por s’kishte veprime konkrete. Sot është fakt që janë të arrestuar. Kemi shumë punë për të bërë lidhur me këtë çështje”, tha kreu i SPAK.

Për Amant Josifin, ai tha se është arrestuar në kuadër të një procedimi nga Spanja, dhe se SPAK ka bashkëpunuar, por lidhur me faktin nëse ka çështje të hapur në Shqipëri, Dumani shtoi se “nuk na tremb Amant Josifi dhe asnjë i ngjashëm, kush do qoftë, nëse do kemi diçka konkrete, gjithsecili do japë llogari”

Për Arben Ahmetajn, Altin Dumani tha se informacion konkret për vendndodhjen e tij apo që të ketë dijeni nëse ka kërkuar azil, por bëri një paralajmërim.

“Dimë kur dhe ku ka dalë nga Shqipëria, çfarë dokumenti ka paraqitur dhe arsye. Së shpejti do kemi zhvillime surprizuese. Gjknuri është verifikuar në kuadër të hetimeve për Ahmetajn, kjo nuk do të thotë se ka hetim për secilin që del në atë procedim penal”. 

Fredi Beleri sipas Dumanit është çështje si gjithë të tjerat dhe shtoi se i janë respektuar të gjitha të drejtat që parashikon ligji.

Lidhur me kallëzimin për çështjen McGonigal, Dumani tha se çdo informacion dhe e dhënë e publikuar në media, është në vëmendjen e SPAK. Lidhur me kërkesën zyrtare të PD, sipas përcaktimeve ligjore si palë kallëzuese, do të ketë përgjigje brenda kohës së duhur dhe në mënyrën e duhur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco