Automjete të KFOR nisen drejt Leposaviçit, helikopteri patrullon nga ajri

Automjete të KFOR nisen drejt Leposaviçit, helikopteri patrullon nga ajri

16:45, 26/09/2023
A+ Aa A-

Trupat e KFOR-it i janë drejtuar Leposaviçit, me dhjetra makina dhe makineri të rënda.

Sipas raportimeve për mediat, makinat e KFOR-it kanë kaluar rreth orës 15:00 nga Mitrovica, përmes Bajnskës në drejtim të Leposaviçit, përkatësisht kufirit të Jarinjes.

Nuk dihet saktë nëse është gjetur diçka në këtë zonë dhe ato kanë arritur në mbështetje të Policisë së Kosovës. Helikopteri i KFOR-it pothuajse vazhdimisht është duke fluturuar mbi këtë zonë, duke vëzhguar situatën nga ajri.

Ndërkaq, pjesëtarët e Policisë së Kosovës po vazhdojnë “krehjen” e terrenit edhe në zona malore, në  kërkim të gjurmëve të terroristëve.

KosovaPress raporton se kanë arritur edhe disa automjete të EULEX-it, të cilat kanë shkuar në drejtim të manastirit të Bajnskës./ KosovaPress/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco