EMRI/ Arrestohet policja në Rinas, tentoi të heqë nga sistemi ‘Alert’ një ...

EMRI/ Arrestohet policja në Rinas, tentoi të heqë nga sistemi ‘Alert’ një ...

16:26, 26/09/2023
A+ Aa A-

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njofton se ka vënë në pranga një oficere policie me detyrë Trup Shërbimi në Seksionin e Sigurisë, në Komisariatin e Policisë Rinas.

Arrestimi i saj ka ardhur pasi, oficerja e policisë, inspektore Sulltane Kuka, 29 vjeç, dyshohet për kryerjen e veprave penale ‘Shpërdorimi i detyrës’, ‘Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ dhe ‘Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike’.

Ndalimi i oficeres së policisë u krye pas marrjes në dijeni të një parregullsie në procedurën e mbylljes së praktikës për heqjen nga statusi ‘Alert’ të mjetit në pronësi të shtetasit L. K.

Njoftimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ndalon një oficere policie me detyrë Trup Shërbimi në Seksionin e Sigurisë, në Komisariatin e Policisë Rinas.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë ka kryer ndalimin e oficeres së policisë Inspektore Sulltane Kuka, 29 vjeçe, me detyrë Trup Shërbimi në Seksionin e Sigurisë, në Komisariatin e Policisë Rinas, DVP Tiranë, pasi dyshohet për kryerjen e veprave penale ‘Shpërdorimi i detyrës’, ‘Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ dhe ‘Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike’.

Ndalimi i oficeres së policisë u krye pas marrjes në dijeni të një parregullsie në procedurën e mbylljes së praktikës për heqjen nga statusi ‘Alert’ të mjetit në pronësi të shtetasit L. K.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco