Gazetarja e Syri Kosova: Terroristët që vranë policin janë grup mercenarësh që komandohen nga Vuçiç

18:24, 24/09/2023
A+ Aa A-

Gazetarja e 'Syri Kosova', Albionë Zhitia, e ftuar në Syri Tv në një lidhje të drejtpërdrejtë, komentoi situatën e tensionuar në veri të Kosovës, ku u shpreh se terroristët që vranë policin janë grup mercenarësh që komandohen nga Vuçiç.

Policia e Kosovës ka ndërhyrë tashmë në Manastir dhe gjithashtu pritet të arrestohen një nga një të gjithë pjesëtarët që ndodhen brenda Manastirit në Zveçan.

Policia ka kryer misionin e saj policor i cili tashmë që nga 14 orë më parë, po ballafaqohet me përfaqësues të bandave kriminale të ndryshme serbe dhe që siç duket  sipas të gjitha gjasave janë aty të komanduara prej Serbisë më në krye Vuçiç.  

Janë duke u ballafaquar me një sulm të papritur që ka ndodhur gjatë mesnntës së ditës së sotme ku fatkeqësisht një polic ngeli i vrarë.

Nga informacionet e fundit nga veriu bëhet me dije se përveç të katër të arrestuarve të cilët janë gjetur në zonën përreth Manastirit, që janë qytetarë të cilët kanë ndihmuar këtë grup, është edhe një sulmues i arrestuar.

Këto janë informacionet e fundit që kemi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco