Lajmi i fundit

DOKUMENTI EKSKLUZIV/ Nis procedimi penal dhe hetimi për pasurinë e Erion Veliajt dhe familjarëve të tij

Banorët e njësisë 9 në protestë, denoncojnë gjendjen e mjerueshme të rrugës

15:15, 17/09/2023
A+ Aa A-

Mungesa e investimeve të premtura në rrugë ka ngritur në protestë banorët të njësisë 9 në Kryeqytet, të cilët i kanë kërkuar Bashkisë së Tiranës, të çojë deri në fund investimin e premtuar  në këtë zonë. Pas asfaltit elektoral të hedhur për zgjedhjet e 14 majit, Bashkia ka lënë në gjendje të mjerueshme rrugën në këtë zonë të njësisë 9, ku banorët kërkojnë informacion nëse  projekti i parashikuar, i cili është ndalur, do të prekë sipërfaqe të banesave të tyre.

Banorët bënë denoncimin e tyre gjatë një takimi me përfaqesues të Partisë Demokratike. 

Kryetarja e degës së PD,  në njësisë 9, Eda Grimci denoncoi  abuzimin që është bërë me rrugën Andrea Themeli , për të cilën janë rialokuar fonde disa herë.

Nënkryetari i këshillit Bashkikak, Dorian Teliti, deklaroi se do t’i  kërkojë informacion me shkrim, bashkisë së Tiranës, për ecurinë e projektit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco