VIDEO/ Beteja mes italianëve në Ksamil

22:15, 15/09/2023
A+ Aa A-

Gjatë verës, Ksamili u kthye në një Itali të vogël, aq sa të krijohej përshtypja se fqinjët tanë na kishin pushtuar për së dyti. Ishte pikërisht ky ‘pushtim’ turistik, që shkaktoi betejën e radhës. Por, kësaj here, ‘lufta’ ishte civile dhe u përdorën vetëm ‘armë’ virtuale.

Në ‘tik tok’ dhe rrjetet e tjera sociale qarkulluan me dhjetëra video, në të cilat italianët tregonin eksperiencën në destinacionin e cilësuar nga mediat ndërkombëtare si ‘Maldivet e Europës’.

Për t’i dhënë fund konfliktit mes ‘azurreve’, ‘Piranjat’ shkuan personalisht në Ksamil. Të parët që takuan janë fqinjët, të cilët gjetën parajsën në këtë vend. Me të njëjtat tone vëllazërore u shprehën edhe disa turistë të tjerë, të cilët e vizitonin këtë destinacion për herë të parë. Madje disa prej tyre i cilësuan plazhet si një zbulim. Fluksi i fqinjëve tanë mund të ketë sjellë edhe probleme nga pas, por sa i takon jetës së natës, ata ngrenë flamurin e paqes me njëri-tjetrin. Sipas tyre, atmosfera që krijohet në klube i kalon pritshmëritë. Nëse jeta e natës është on top, ajo e ditës ka ende për të përmirësuar. Si pasojë e përplasjes mes fqinjëve tanë, në fund të gushtit vlerësimi Ksamilin në platformën ndërkombëtare ‘Trip Advisor’ zbriti me 2 yje, nga 5 të tillë, në fillim të sezonit.

Zhgënjimin më të mëdha të italianëve janë çmimet e kripura si dhe mungesa e pagesave me kartë krediti. Pavarësisht ankesave, duket se fqinjët tanë refuzojnë kategorikisht plazhet publike. Kritikat sa vijnë e shtohen, sidomos nga napoletanët, të cilët me sa duket, kryesojnë numrin e vizitorëve të ‘tre ishujve”. Por edhe mes tyre përplasja vijon në dy ekstreme; ata, të cilët janë të kënaqur dhe kanë ndonjë ndonjë rezervë të vogël, si dhe të pakënaqurit nga çdo gjë. Ka dhe nga ata që prisnin të gjenin luksin e ishujve më të famshëm në botë, me kosto shumëfish më të ulët. Ndërkohë, grupmoshat e reja duken të kënaqur nga ky vend dhe preferojnë të frekuentojnë  vende, të përshtashme për buxhetin e tyre. 

Edhe në Sarandë, e njëjta ndarje, dy lloj turistësh, dy Itali. Sa për të vërtetën, ajo qëndron diku në mes. Një gjë është e sigurt, napolitanët kryesojnë listën edhe në këtë qytet. Sidoqoftë nga të rinjtë italianë e morëm një notë 10. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco