Arrestohet 29-vjeçari në Fier/ Iu gjetën mbi 12 mijë fara kanabisi, fishekë luftarakë dhe dorezë metalike...

Arrestohet 29-vjeçari në Fier/ Iu gjetën mbi 12 mijë fara kanabisi, fishekë luftarakë dhe dorezë metalike...

13:34, 15/09/2023
A+ Aa A-

 

Një 29-vjeçar është arrestuar në Fier në kuadër të operacionit policor të koduar “Stadi”.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, në lagjen “Kryengritja”, shërbimet e Policisë gjetën 12 100 fara të dyshuara të bimës narkotike cannabis sativa, fishekë luftarakë dhe një dorezë metalike.

Gjithashtu, nga kontrollet u konstatua se ky shtetas kishte kultivuar në vazo, 17 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Operacioni u finalizua nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco