Prej 31 ditësh vijon zjarri në fushën e mbetjeve në Kukës, asnjë masë për shuarjen e flakëve

14:40, 10/09/2023
A+ Aa A-

Prej një muaji fusha e mbetjeve në qytetin e Kukësit është përfshirë nga flakët e askush nuk ndërhyn për ta shuar. Djegia e mbetjeve ka shkaktuar ndotje të rëndë në zonë, duke rrezikur biodiversitetin por edhe shëndetin e banorëve. 

SYRI TV 

Zjarri i rënë prej datës 10 gusht në fushën e mbetjeve në Kukës, vijon të jetë aktiv. Kanë kaluar një muaj që nga dita e parë që u konstatua rënia e zjarrit në landfillin ku depozitohen mbetjet urbane të bashkisë Kukës në fshatin Myç Mamëz, dhe duket se situata është e njëjtë pas 31 ditësh.

Flakët, që po djegin mbetjet, janë kthyer në kërcënim për zonën ku ndodhet fusha e mbetjeve, e cila rrethohet nga bimësi, të cilat mund të preken nga flakët duke shkaktuar djegie të sipërfaqeve me pyje.

Por jo vetëm bimësia, nga çlirimi i lëndëve toksi të shkaktuara nga djegia e plastikës dhe mbetjeve të tjera urbane, po ndotet dhe ajri në Kukës dhe fshatin ku ndodhet landfilli. E teksa kanë kaluar një muaj nga rënia e flakëve, duket se asnjë masë nuk është marrë për neutralizimin e plotë të tyre.

Bashkia e Kukësit, disa javë më parë njoftoi se kishte marrë masa, duke mbuluar me dhe mbetjet që digjeshin, por siç shihet nga pamjet, zjarri është riaktivizuar duke shkaktuar ndotje mjedisore në zonë. Mbetjet urbane për qytetin e Kukësit dhe 4 njësive administrative grumbullohen në një pikë të vetme, tek ajo e Myç Mamëzit, e cila ndodhet nën flakë prej datës 10 gusht. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco