EMRAT/ I vodhën 23 000 euro një shtetasi, arrestohet 48-vjeçari dhe procedohet vajza e tij në Fier

EMRAT/ I vodhën 23 000 euro një shtetasi, arrestohet 48-vjeçari dhe procedohet vajza e tij në Fier

14:23, 07/09/2023
A+ Aa A-

Një 48 vjeçar është arrestuar pasi i vodhi 23 000 euro një shtetasi të arrestuar dje për posedim të 4 armëve.

Vajza e 48 vjeçarit është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka bashkëpunuar në vjedhje.

U sekuestrua 8100 euro nga shuma e vjedhur. 

Në Fier, gjatë fazës së dytë të operacionit "Sinjali" u arrestua shtetasi Fatmir Latifi dhe u procedua penalisht shtetasja Marsela Latifi

Njoftimi i policisë Fier:

Finalizohet faza e dytë e operacionit policor të koduar “Sinjali”, si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera për dokumentimin e disa veprimtarive kriminale të ndërthuruara në të njëjtin rast.

I vodhi në banesë, 23 000 euro, shtetasit V. M. (të arrestuar dje, për posedim të 4 armëve), kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari.

Procedohet penalisht vajza e 48-vjeçarit, mbi dyshime se ka bashkëpunuar për kryerjen e kësaj vjedhjeje.

Sekuestrohen 8100 euro nga shuma e vjedhur.

Si rezultat i hetimeve intensive, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pas indicieve se një shtetasi të arrestuar ditën e djeshme, për armëmbajtje pa leje, i kishin vjedhur në banesën e tij (në oborrin e së cilës, u gjetën të fshehura në një çantë, 3 pistoleta, 1 armë gjahu dhe fishekë luftarak), një shumë parash, u organizua dhe u finalizua faza e dytë e operacionit policor të koduar “Sinjali”.

Gjatë kësaj faze, u kap dhe u vu në pranga shtetasi F. L., 48 vjeç, banues në fshatin Levan, Fier. Nga veprimet hetimore dyshohet se 48-vjeçari ka vjedhur në banesën e shtetasit tashmë të arrestuar V. M., 23 000 euro.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për vajzën e shtetasit F. L., shtetasen M. L., 22 vjeçe, banuese në fshatin Baltëz, Fier, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me 48-vjeçarin, për të kryer këtë vjedhje.

Gjatë kontrolleve në banesën e shtetasit F. L., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 8100 euro të dyshuara nga shuma e vjedhur në banesën e shtetasit V. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco