Përplasi për vdekje 73-vjeçarin, arrestohet 51-vjeçari në Korçë

Përplasi për vdekje 73-vjeçarin, arrestohet 51-vjeçari në Korçë

13:32, 06/09/2023
A+ Aa A-

V.XH 51 vjeç u arrestua pasi duke drejtuar mjetin e tij është përplasur ditën e djeshme me një mjet tjetër në Maliq. Si pasojë drejtuesi i mjetit tjetër, një 73 vjeçar ka ndërruar jetë. Aksidenti ndodhi dje në aksin rrugor Pogradec-Korçë.

Njoftimi i policisë Korçë:

DVP Korçë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në aksin rrugor "Pogradec-Korçë", ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin V. Xh., 51 vjeç, banues në Korçë, pasi duke drejtuar automjetin tip "Mitsubishi", është përplasur me motomjetin tip "Lifan", pa targa, me drejtues shtetasin P. V., 73 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, i cili si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen N. K., 43 vjeçe, banuese në fshatin Bletas, Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur, një 38-vjeçare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
---
Mëngjesin e sotëm, dyshohet se për shkak të një defekti në sistemin elektrik të godinës së një objekti kulti (kishtë), në fshatin Llëngë, Pogradec, ka rënë zjarr në disa ambiente në afërsi të këtij objekti. Zjarri, i cili është shuar pas ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë dhe atyre zjarrfikëse, ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Vijojnë hetimet për të dokumentuar me prova ligjore shkakun e zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco