5 vjedhje në muajt e fundit, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

5 vjedhje në muajt e fundit, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

15:15, 05/09/2023
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka zbardhur 5 raste të vjedhjeve së monopatinave dhe biçcikletave. Në pranga ka rënë një 33 vjeçar banues në Tiranë. Ky shtetas gjatë muajve të fundit ka kryer 5 vjedhje në zona të ndryshme të Tiranës.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “September”, për zbardhjen e 5 rasteve të përsëritura të vjedhjes së monopatinave dhe biçikletave.

Vihet në pranga një 33-vjeçar, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimeve të qytetarëve të ndryshëm, për raste të vjedhjes së biçikletave dhe monopatinave të tyre, me mbështetjen e inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “September”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi B. (B). D., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë muajve të fundit, ka kryer 5 vjedhje në zona të ndryshme të Tiranës, konkretisht:

- Më datë 28.05.2023, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetases M. C.;

- Më datë 01.06.2023, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit A. C.;

- Më datë 14.07.2023, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit R. B.;

- Më datë 16.08.2023, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit K. H.;

- Më datë 28.08.2023, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit E. K.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco