Dhunuan efektivin e policisë, lihet në burg i riu, Bulica: S'kam lidhje me ngjarjen, isha në gjumë

Dhunuan efektivin e policisë, lihet në burg i riu, Bulica: S'kam lidhje me ngjarjen, isha në gjumë

12:13, 05/09/2023
A+ Aa A-

Blerim Bulica i akuzuar se bashkë me 5 persona të tjerë, për shkak të një borxhi dhunuan efektivin e policisë Ervin Fanaj dhe vëllain e tij Bledar Fanaj në Kombinat, u la në arrest me burg nga Gjykata e Tiranës.

Por ai e ka mohuar autorësinë duke kërkuar lirimin nga qelia.

“Kam qenë duke fjetur gjumë kur policia mbërriti në shtëpinë time duke më arrestuar. Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen, nuk kam qenë i pranishëm, nuk e njoh efektivin që është dhunuar”, ka deklaruar ai.

Prokuroria arsyetoi se bazuar në veprimet e para hetimore, Bullica bashkë me familjar e rreth shoqëror ka qenë i pranishëm në skenat e dhunës së ndodhur në Kombinat ndaj efektivit të policisë Ervin Fanaj dhe vëllait të këtij të fundit Bledar Fanaj.  Në kërkim disa persona të tjerë si, Besart Bulica, Shaban Bulica, Bekim Bulica, Benard Aliaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco