'Vrau motrën me thikë pas konfliktit në shtëpi'/ Gjykata lë në burg Marsela Pushanin

'Vrau motrën me thikë pas konfliktit në shtëpi'/ Gjykata lë në burg Marsela Pushanin

11:48, 05/09/2023
A+ Aa A-

Arrest në burg ka caktuar Gjykata e Tiranës për Marsela Pushanin që akuzohet për vrasjen e motrës saj Amanda Pushani.

Sipas burimeve për SYRI-n, në deklarimet e saj Marsela me profesion mësuese thotë se nuk do ta bënte kurrë një krim të tillë, madje dyshon që vdekja ti ketë ardhur nga konflikti mes tyre.

“Unë nuk do doja ta vrisja kurrë motrën. Vazhdoj të mendoj se ajo ka vdekur nga alkooli pasi nuk i doli gjak asgjë. Unë për motrën time do jepja jetën. Kam mamanë shumë sëmurë. Pinte 3 litra raki në ditë, e dinë të gjithë. Nuk e di se si ka ndodhur, nuk doja. Do doja të isha pranë mamasë sime, është e sëmurë”.

Përmes pamjeve filmike Prokuroria ka provuar disa prej thënieve të Marselës, ku ditën e ngjarjes Amanda shfaqet në lagje me një qese brenda të cilave kishte shishe alkooli.

Ndërkohë, avokati i ka kërkuar Gjykatës arrest shtëpie dhe ndryshim të kualifikimit të veprës në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco