Bajri nuk u kap nga një operacion i përbashkët/ Pala shqiptare vetëm konfirmoi identitetin

Bajri nuk u kap nga një operacion i përbashkët/ Pala shqiptare vetëm konfirmoi identitetin

10:43, 05/09/2023
A+ Aa A-

Behar Bajri është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Francë si i përfshirë në komunikimet e dosjes masive të drejtësisë “Metamorfoza” ku mësohet se porositeshin dhe kryheshin vrasje.

Ndërkohë mësohet se pala shqiptare nuk ka pasur asnjë rol në këtë operacion të policisë franceze. Pas arrestimit ata kanë konfirmuar vetëm identitetin e personit të arrestuar.

Bajri kishte mundur të ikte nga Shqipëria dhe sipas opozitës ai është njoftuar që të largohej nga drejtuesit më të lartë të ministrisë së Brendshme.

Bajri ka pasur rolin e siguruesit të personave që do të kryenin vrasje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco