Zjarr në një zonë pyjore në Berat

Zjarr në një zonë pyjore në Berat

19:31, 04/09/2023
A+ Aa A-

Një zjarr ka rënë në pyllin me pisha tek MCR-ja, në vendin e quajtur “Sheshi i Bukur”.

Pas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar 2 mjete zjarrfikëse dhe 12 efektivë dhe ndërhyrja drejt zonës së zjarrit u krye me mjete rrethanore.

Kjo për shkak të terrenit të vështirë që e ka bërë të pamundur futjen e mjeteve në zonën e zjarrit, ku zjarrfikësit po punojnë me pompa krahu.

Në një kohë të shkurtër zjarri është vënë nën kontroll dhe po punohet për mbylljen e tij të plotë.

Si pasojë e zjarrit paraprakisht raportohet e djegur një sipërfaqe prej rreth 100 metër katror me pisha. Në zonë kanë shkuar edhe dy patrulla policie, që po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit që sipas zjarrfikësve ka qenë i qëllimshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco