SYRI TV/ Grabitën 9000 € nga zyra e avokatit, identifikohen e shpallen në kërkim autorët

16:45, 03/09/2023
A+ Aa A-

Elton alias, Fatjon Lika, Armalind Rrokaj dhe Eljona Rrokaj alias Nelaj janë shpallur në kërkim pasi një javë më para kanë grabitur zyrën e avokatisë së Baftjar Rusit në Tiranë. Shuma e grabitur është 9 mijë euro, ndërsa gjatë kontrollit të banesës së njërit prej tyre janë gjetur edhe 30 mijë euro të tjera që dyshohet se janë vjedhur. Elton Lika rezulton një person me precedent të theksuar kriminal në fushën e grabitjeve dhe vjedhjes.

Syri tv

Avokatit të njohur Baftjar Rusit i janë vjedhur në zyrën e punës një shumë prej 9000 eurosh. Policia shpalli në kërkim si persona të dyshuar shtetasit, Elton alias Fatjon Lika, Armalind Rrokaj dhe Eljona Rrokaj Nelaj. Gjatë operacionit për kapjen e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi në banesën e Armalind Rrokajt  30 mijë euro të dyshuara të vjedhura, një automjet, veshje dhe mjete që autorët i kanë përdorur gjatë vjedhjes.

Zyra ku ndodhi vjedhja më datë 28 gusht të këtij viti, ndodhet në afërsi të Gjykatës së Rrethit Tiranë. Autorët kanë hapur derën kryesorë, i drejtohen kasafortës dhe me anë të mjeteve të forta e hapin atë duke marrë shumën prej 9 mijë eurosh. Grabitja është konstatuar në mëngjes nga avokati i cili ka lajmëruar policinë. Elton Lika apo Fatjon Lika që ndodhet në kërkim njihej si drejtuesi i grupit kriminal ‘Hijet e Natës’. Anëtarët e grupit të strukturuar kriminal prej 8 personash, do të arrestoheshin në 2009 për gjobëvenie dhe një seri vjedhjesh të bizneseve të mëdha ku kulmi do të ishte hyrja e tyre brenda ambasadës Daneze në Tiranë, duke vjedhur disa materiale.

Elton Lika është një nga autorët e vjedhjes së kasafortës në banesën e biznesmenit të ndërtimeve Ilirjan Çela, në prill të 2009 brenda të cilës gjendeshin 340.000 Є, 5.000 £ dhe 13.400.000 lekë. Në maj të 2011 Fatjon Lika u dënua me12 vjet heqje lirie. Lika është dënuar dhe me 3.8 vite burg për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike mbetur në tentative në 2017.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco