Po trafikonte drogë drejt Malit të Zi nga Shqipëria, arrestohet i riu nga Kosova

Po trafikonte drogë drejt Malit të Zi nga Shqipëria, arrestohet i riu nga Kosova

10:58, 03/09/2023
A+ Aa A-

Një 22 vjeçar nga Kosova është arrestuar në dalje të Republikës së Shqipërisë në pikën kufitarë të Murriqanit pasi po trafikonte një sasi kanabisi me automjet. 

Gjithashtu është proceduar penalisht edhe një 21 vjeçar po nga Kosova i cili po udhëtonte në të njëjtën makinë. 

Njoftimi/ DVP Shkodër 

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin K. H., 22 vjeç, banues në Kosovë dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 21 vjeç, banues në Kosovë, pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin udhëtonin këta dy shtetas, në dalje të RSh-së, në pkk Muriqan, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor vunë në pranga shtetasin V. F., 34 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, në aksin rrugor Shkodër-Muriqan. Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se ky shtetas ishte në gjendje të dehur. 

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe vijon procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. L., 67 vjeç dhe D. B., 43 vjeç, pasi drejtonin motomjetet përkatës, pa leje drejtimi. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco