Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

E denoncuan si vdekje natyrale, si u zbulua vrasja e të resë në Tiranë

E denoncuan si vdekje natyrale, si u zbulua vrasja e të resë në Tiranë

09:18, 03/09/2023
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me krimin e ndodhur ditën e shtunë (2 shtator) në Tiranë. Burime zyrtare kanë bërë të ditur se, gjatë orëve të paradites është marrë njoftim se Amanda Pushani, 37 vjeçe kishte ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Por pas hetimeve të thelluara, dhe marrjes së dëshmive të familjarëve, është zbuluar se e reja kishte vdekur për shkak të goditjeve me thikë nga motra e saj, Marsela Pushani.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Ditën e djeshme, rreth orës 11:40, është marrë njoftim se në rrugën "Hajdar Hidri", shtetasja A. P., 37 vjeçe, kishte ndërruar jetë dyshohet për shkaqe natyre.

Pas marrjes së njoftimit, Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në vendngjarje, dhe pas konstatimit të trupit të pajetë të shtetases A. P., 37 vjeçe, e cila fillimisht është raportuar si vdekje natyrale nga familjarët, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara në lidhje me rastin, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Pas kryerjes së autopsisë ka rezultuar se shtetasja A. P., 37 vjeçe, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një mjet prerës.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasen M. P., 40 vjeç, (motrën e saj), banuese në Tiranë, për veprën penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare", pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti ka goditur me mjet prerës shtetasen A. P., e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco