Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

I dehur në timon, 60-vjeçari i merr jetën një gruaje dhe plagos dy të tjerë

I dehur në timon, 60-vjeçari i merr jetën një gruaje dhe plagos dy të tjerë

08:49, 03/09/2023
A+ Aa A-

Një 60-vjeçar, i cili drejtonte automjetin në gjendje të dehur ka shkaktuar aksident në aksin ‘Elbasan-Tiranë’.

Ai është përplasur me një tjetër automjet që drejtohej nga një 34 vjeçar dhe për pasojë ka humbur jetën pasagjerja në automjetin e këtij të fundit, si edhe janë lënduar 3 të tjerë.

Policia ka arrestuar 60-vjeçarin e dehur.

Njoftimi i Policisë Elbasan

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor shoqëruan dhe arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 60 vjeç, pasi në autostradën ‘Elbasan-Tiranë’, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi I. V., 34 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasja E. V., 58 vjeçe, pasagjere në automjetin që drejtohej nga shtetasi I. V.

Po si pasojë e përplasjes së automjeteve, janë dëmtuar shtetasi I. V. dhe 2 pasagjerë që udhëtonin me të, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco