Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

I shpallur në kërkim nga Interpoli, pas “El Gordos” kapet një tjetër trafikant shqiptar në Kolumbi

I shpallur në kërkim nga Interpoli, pas “El Gordos” kapet një tjetër trafikant shqiptar në Kolumbi

20:53, 02/09/2023
A+ Aa A-

Kapja e Besnik Nikollit, i njohur si Niko apo El Gordo, shkaktoi alarme në Kolumbi, duke pasur parasysh se trafikanti me origjinë shqiptare ndodhej në Santa Marta dhe supozohet se do të kërkonte kontakte me organizata të tjera të trafikut të drogës, për të zgjeruar lidhjet e tij.

“Që nga tetori 2021, alias Niko është kërkuar nga autoritetet franceze për trafikun e drogës. Ai do të përfshihej edhe në krime të pastrimit të parave dhe ishte në kërkim në më shumë se 180 vende”, tha Prokuroria e Kolumbisë.

Megjithatë rasti i ‘El Gordo’ nuk është i vetmi, pasi në të dhënat e autoriteteve kolumbiane bie në sy emri i Lirido Ajazit ose Lirido Shkurtajt , i cili njihet edhe me pseudonimin ‘Mario’ dhe kërkohej edhe nga drejtësia në Lion, Francë. Lidhur me këtë të fundit, dyshohet se ai ka pasur akses në disa porte detare në bregdetin e Atlantikut, nga ku koordinohej dërgesa e kokainës drejt Europës. Madje raportohet se ai do të takohej në Bogota me Nikollin.

Dy të arrestuarit janë vënë në dispozicion të Prokurorisë së Përgjithshme të Kolumbisë dhe pritet që pas procedurave të tyre gjyqësore të nisin proceset e ekstradimit drejt vendeve ku kërkohen.

Sipas mediave të huaja rasti i Lirido Ajazit dhe Besnik Nikollit nuk është rastësi, pasi muajt e fundit është evidentuar operacioni i kriminelëve ndërkombëtarë me precedentë të lartë kriminalë në Kolumbi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco