Shpërbëhet grupi holandez që ndihmonte kultivuesit e kanabisit në Gjermani, në pranga edhe 2 të rinj shqiptarë

Shpërbëhet grupi holandez që ndihmonte kultivuesit e kanabisit në Gjermani, në pranga edhe 2 të rinj shqiptarë

18:49, 02/09/2023
A+ Aa A-

Pas muajsh hetimesh, policia në Kleve të Gjermanisë ka arritur të arrestojë 3 shtetas holandezë që akuzohen se kanë ngritur plantacione kanabisi në gjithë rajonin gjerman.

Mësohet se tre shtetasit e arrestuar janë nga mosha 28 deri në 51 vjeç, ndërsa raportohet se ata kishin maskuar aktivitetin e paligjshëm me një dyqan për pajisje bujqësore.

Sipas mediave gjermane ata gjithashtu shisnin pajisje për kultivimin e kanabisit duke iu ardhur në ndihmë kultivuesve të tjerë të bimëve narkotike, mes tyre edhe dy të rinj shqiptarë që kanë rënë në pranga.

Që nga maji 2023, 18 plantacione kanabisi janë zbuluar në të gjithë Gjermaninë gjatë hetimeve në bazën e klientëve të të ashtuquajturit “grow shop” Klever.

 

Sipas njoftimit zyrtar, përllogaritet që nga gjithë ky operacion të jetë prodhuar mbi një ton kanabis me një vlerë rreth 10 milionë euro. Zyrat e prokurorisë publike gjermane përgjegjëse për këto plantacione kanë arrestuar tashmë më shumë se 41 të dyshuar gjatë javëve të fundit.

Sipas njoftimit, tre operatorët e Klever “Growshop” janë holandezë nga Roterdami. Dy janë arrestuar mëngjesin e së enjtes kur donin të hapnin dyqanin në Kleve. Në të njëjtën kohë u kontrolluan edhe banesat e të akuzuarve në Roterdam. Si rezultat edhe personi i tretë u arrestua.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco