EMRI / Në kërkim për therjen e bashkëfshatarit 5 vite më parë, arrestohet 50-vjeçari në Bulqizë

EMRI / Në kërkim për therjen e bashkëfshatarit 5 vite më parë, arrestohet 50-vjeçari në Bulqizë

09:25, 01/09/2023
A+ Aa A-

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Years”, policia e Bulqizës ka artritur të prangosë 50-vjeçarin Arben Kadriu, që ishte në kërkim prej 5 vitesh, i akuzuar për plagosje të një shtetasi me thikë.

Njoftimi i Policisë Bulqizë

Finalizohet operacioni policor i koduar "Years" , ku u kap një shtetas që ishte në kërkim prej 5 vitesh.

U konfliktua dhe plagosi me mjet prerës (thikë), bashkëfshatarin e tij, në dhjetor 2017, kapet dhe vihet në pranga 50-vjeçari që ishte i shpallur në kërkim.

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe ato të Forcës "Shqiponja", të DVP Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, në vijim  të kërkimeve dhe punës operacionale për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për vendndodhjen e një të kërkuari si dhe në zbatim të planit-operacional të Policisë së Shtetit,  kanë organizuar punën dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Years".

Si rezultat në orët e para të mëngjesit të sotëm, u kap dhe u ndalua shtetasi A.K., 50 vjeç, banues në fshatin Trebisht.

Gjykata e Dibrës i ka caktuar 50-vjeçarit, masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje", pasi me datë 31.12.2017, në fshatin Trebisht, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur rëndë me mjet prerës (thikë), bashkëfshatarin e tij, shtetasin N.O.

-Në përfundim të kryerjes së veprimeve hetimore për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Peshkopisë, ku shtetasi L.H., 33 vjeç, u konfliktua dhe kanosi dy shtetas të tjerë, duke qëlluar me armë zjarri në ajër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, bënë arrestimin e tij për veprat penale "Kanosje", "Armëmbajtje pa leje".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco