U shoqërua me duar në pranga, Albi Mecini ‘kyç’ gojën para hetuesve! U kap me 21 kg eksploziv

U shoqërua me duar në pranga, Albi Mecini ‘kyç’ gojën para hetuesve! U kap me 21 kg eksploziv

09:05, 01/09/2023
A+ Aa A-

Albi Mecini refuzoi dje që të flasë para hetuesve në seancën e marrjes në pyetje pas arrestimit me 21 kg lëndë plasëse artizanale të lidhura me celularë dhe të vendosura në dy çanta.

Albi Mecinit i është caktuar masa ‘arrest me burg’ nga Gjykata e Fierit. Nën masa të rrepta sigurie, 29- vjeçari me banim në Kamzë u shoqërua paraditen e djeshme në Gjykatën e Fierit.

Mecini u dërgua në gjykatë për vlerësimin e masës së sigurisë i veshur me bluzë të bardhë e pantallona të shkurtra, ndërsa duart i kishte të lidhura prapa. Mecini u arrestua para dy ditëve në aksin “Mbrostar-Fier” me 2 çanta, brenda të cilave ishin 2 pako me rreth 21.3 kilogramë lëndë plasëse artizanale, të montuara me celularë, për shpërthim në distancë. Te dyja çantat u gjetën në afërsi të automjetit të Mecinit.

Përmes inteligjencës informative, blutë kishin të dhëna se do të kryhej një atentat me tritol ndaj një personi me rekorde kriminale që ushtron aktivitetin e tij në Fier, identitetin e të cilit policia nuk e tregon për shkak të hetimeve. Por para hetuesve Mecini, i cili njihet dhe si miku i të dënuarit me burg përjetë Admir Tafili, nuk ka dhënë asnjë detaj se kush do të ishte personi që do të ekzekutonin dhe as detaje për porositësin. Në lidhje me këtë çështje do të pyetet sërish nga trupa gjykuese në lidhje me gjetjen e sasisë së madhe të lëndës plasëse artizanale.

Gjatë kontrollit të së mërkurës policia gjeti dhe një tjetër automjet, brenda të cilit ishin 3 bidonë me benzinë dhe dy karta ID, të Arafat Manërkollit, 27 vjeç, nga Dibra, dhe Ervis Cukalin, 25 vjeç, nga Tirana. Këta u shpallën në kërkim si bashkëpunëtor në vrasjen të cilën ishin nisur ta kryenin por mbeti në tentativë. Mendohet se makina ku u gjetën bidonët me benzinë do të përdorej për të asgjësuar gjurmët pas atentatit që u parandalua. Pas rivlerësimit të masës në Fier, do ketë një tjetër seancë rivlerësimi për rastin e rrëmbimit të dy miqve, Fatmir Sulovari dhe Leonard Theodhori, të dy me precedentë penalë, të zhdukur në Sarandë prej muajit prill të këtij viti. Pak javë pas zhdukjeve në qytetin bregdetar, policia zbuloi tre automjete në një vilë që autorët e dyshuar kishin marrë me qira në Nivicë, Në njërën prej tyre janë përftuar profile ADN-je të Albi Mecinit. Ndërkohë, policia zbulon se ka emrin e një tjetër të dyshuari që mund të fshihet pas rrëmbimeve, Sebastjan Lataj, 25 vjeç, gjithashtu nga Kamza, i cili u shpall në kërkim.

Për të, policia nuk jep shumë detaje, por edhe ndaj tij gjykata dha arrest me burg në mungesë për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”. Gjithashtu, 29-vjeçari rezulton me precedent të theksuar kriminal edhe jashtë shtetit, në Angli dhe Francë, për trafikim droge dhe krime kundër personit. Së bashku me të janë shpallur në kërkim dhe dy persona të tjerë, Arafat Manërkolli dhe Ervis Cukali, të dyshuar si bashkëpunëtorë të 29-vjeçarit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco