Me 21 kg tritol me vete, ushtari i Admir Tafilit do vriste një emër të njohur të krimit në Fier

Me 21 kg tritol me vete, ushtari i Admir Tafilit do vriste një emër të njohur të krimit në Fier

19:24, 30/08/2023
A+ Aa A-

Zbardhen detaje të reja në lidhje me arrestimin e Albi Mecinit, i cili më herët ka qenë i dënuar me 12 vite burg, pasi ndihmoi Admir Tafilin që të arratisej.

Albi Mecini u arrestua ditën e sotme nga policia, pasi u kap me 21.3 kilogramë lëndë plasëse artizanale, me të cilën dyshohet se do të kryente një atentat ndaj një personi të botës së krimit në Fier.

Po kështu me vete atij iu gjetën edhe dy shishe benzinë.

Albi Mecini nga Kamza, konsiderohet si një ndër njerëzit më të besuar të Admir Tafilit, të cilin në vitin 2013 e ndihmoi të arratisej edhe nga burgu i sigurisë së lartë, në Drenovë.

Policia dyshon se 29-vjeçari është autori i zhdukjes së Leonard Thodori dhe Fatmir Sulollarit në Sarandë.

Mecini rezulton me precedent të theksuar kriminal edhe jashtë shtetit, në Angli dhe Francë, për trafikim droge dhe krime kundër personit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco