U plagos me thikë në Himarë, del nga spitali polici 25 - vjeçar

U plagos me thikë në Himarë, del nga spitali polici 25 - vjeçar

11:53, 28/08/2023
A+ Aa A-

Ka dalë nga spitali i Vlorës polici Redin Çaushaj që u plagos disa ditë më parë në Pilur të Himarës teksa ndërhyri për të shuar një konflikt mes disa personave. Pas 12 ditësh në spital, ku mbërriti në gjendje të rëndë për jetën, 25 vjeçari është larguar mëngjesin e kësaj të hëne pas terapisë intensive.

Efektivi nuk pranoi të flasë për mediat por jashtë kamerave ka falenderuar kolegët e tij për ndihmën e dhënë në momentet e para dhe bluzat e bardha. Çaushaj u plagos mbrëmjen e 15 Gushtit në Pilur kur u godit mjet të ftohtë pasi ndërhyri për të shuar një grindje mesa disa personave.

Personi i arrestuar për këtë ngjarje është lënë në burg. Për plagosjen pati edhe një reagim nga drejtuesit e lartë të policisë dhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili mbërriti një ditë pas ngjarjes në spital duke kërkuar dënim për të gjithë ata që ngrenë dorën kundër efektivëve të policisë.

Nga spitali, konfirmohet se gjendja e 25 vjeçarit tashmë është stabël, megjithatë ai do të vijojë të jetë nën vëmendjen e mjekëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco