Arrestohet 59-vjeçari rus në pikën kufitare të Muriqanit, kërkohej nga Moska

Arrestohet 59-vjeçari rus në pikën kufitare të Muriqanit, kërkohej nga Moska

09:18, 28/08/2023
A+ Aa A-

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me Interpol Moskën, për ta ekstraduar shtetasin I. K., drejt Rusisë, që u prangos këtë të hënë në pikën kufitare të Muriqanit

Policia shqiptare ben me dije se 59-vjeçari rus akuzohet si bashkëpunëtor i një krimineli.

Njoftimi i PKK Muriqan:

Krahas punës në vijim të sezonit turistik, kontrolle dhe verifikime të imtësishme, për të parandaluar hyrjen në vendin tonë, të shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Moscow”, i zhvilluar nga shërbimet e PKK Muriqan dhe ato të DVP Shkodër, në bazë të informacioneve të shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Moskës.

I akuzuar nga autoritetet ruse, si përkrahës dhe bashkëpunëtor i një krimineli, vihet në pranga me qëllim ekstradimin, 59-vjeçari nga Rusia.

Krahas angazhimit për të ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe me etikë, për qytetarët në hyrje/dalje, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan kanë vijuar kontrollet për goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për ndalimin e shtetasve që sinjalizohen si të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pkk.

Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Shkodër dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Moskës, u finalizua operacioni policor i koduar “Moscow”, në vijim të të cilit u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin, shtetasi I. K., 59 vjeç, banues në Moskë, Rusi.

Gjatë verifikimeve të imtësishme dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 59-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Moska, pasi autoritetet ruse i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi akuza se ky shtetas i ka dhënë ndihmë dhe ka bashkëpunuar me një autor veprash penale të rënda, në Rusi. Maksimumi i dënimit 15 vjet burg.Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me Interpol Moskën, për ta ekstraduar shtetasin I. K., drejt Rusisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco