VIDEO/ Arrestohet ‘piloti’ që ‘fluturoi’ me ‘X6’ tek diga e liqenit

19:32, 22/08/2023
A+ Aa A-

Është ndaluar Eldi Allushi shoferi i cili me makinën e tij ‘BMW X6’, shkoi dhe u përplas me digën e liqenit artificial të Tiranës.

Ngjarja që ndodhi rreth orës 5:10 minuta të mëngjesi të sotëm, çuditi shumë njerëz, deri në momentin që dolën pamjet e aksidentit të frikshëm.

Policia e Tiranës ka njoftuar se, ndalimi është bërë rreth orës 15:00 të mesditës.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Rreth orës 15:00 të ditës së sotme, Policia e Qarkullimit Rrugor Tiranë ka arritur të lokalizojë dhe shoqërojë në komisariat shtetasin E. A., pronar i automjetit BMW X6, i cili mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:15, është përplasur në bordurën mbrojtëse në skarpatin e digës së Liqenit Artificial.

Pronari i mjetit do t’i nënshtrohet verifikimeve dhe hetimeve të mëtejshme mbi rastin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco