SYRI TV/ Aksidente, në aksin Levan - Tepelenë humb jetën një kalimtar 84-vjeçar

11:48, 19/08/2023
A+ Aa A-

Një kalimtar 84-vjeçar ka humbur jetën në  aksin e autostradës Levan – Tepelenë pasi u godit nga një automjet. Një tjetër kalimtar u aksidentua në Maliq i goditur nga një furgon ndërkohë që dy turistë të huaj u aksidentuan në aksin Kardhiq-Delvinë teksa udhëtonin me një motoçikletë.

Nga SYRI TV

Një aksident me pasoje vdekjen e një këmbësori 84-vjeçar ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të premtes në Buzëmadh të Fierit në aksin e autostradës Levan – Tepelenë.

Një automjet Opel ka përplasur një këmbësor, shtetasin Nezir Mehmetaj, 84 vjeç nga Cakrani, duke e aksidentuar me pasojë fatale për jetën. Ai ka qenë duke kaluar nga njëra anë e autostradës në anën tjetër, pohojnë burimet.

Në vendngjarje ka shkuar menjëherë ambulanca dhe policia për të bërë të mundur zbardhjen e këtij aksidenti të rëndë me humbje jete.

Drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Po kështu në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", në afërsi të fshatit Leminot, Maliq, automjeti tip furgon me drejtues shtetasin A. T., ka përplasur këmbësorin Th. K., rreth 58 vjeç, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në vendin e quajtur Skërficë, shtetasi gjerman Ralf  Bentlin 69 vjeç, duke drejtuar motoçikletën, 300 metra në dalje nga tuneli për në Sarandë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e  motoçikletës dhe për pasojë motoçikleta ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga të motoçikletës janë dëmtuar drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri i tij, shtetasi austriak Gerhard Gutmaier, 60 vjeç.

Të dy shtetasit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës ku morën ndihmën e parë dhe u nisën me ambulancë për në Spitalin e Traumës në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco