Aksident automobilistik në Pogradec, dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, dërgohet në spital një prej shoferëve

Aksident automobilistik në Pogradec, dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, dërgohet në spital një prej shoferëve

16:32, 18/08/2023
A+ Aa A-

 

Një aksident automobilistik është regjistruar pak momente më parë në qytetin e Pogradecit.

Mësohet se dy mjete që kanë qenë duke udhëtuar në të njëjtën korsi janë përplasur me njëra-tjetrën, me mjetin e parë që ka humbur kontrollin dhe ka goditur një mjet të tretë të parkuar pranë një banese.

Sipas informacioneve paraprake një prej drejtuesve të mjeteve ka marrë plagë të lehta dhe është dërguar në spitalin e Pogradecit.

Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco