Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Skandali, dokumenti që 'fundos' Irena Gjokën

Ngacmon seksualisht 16-vjeçaren në banesën e saj, arrestohet i moshuari

Ngacmon seksualisht 16-vjeçaren në banesën e saj, arrestohet i moshuari

16:31, 17/08/2023
A+ Aa A-

Një i moshuar ka rënë në pranga në qytetin e Sarandës, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 16-vjeçare në banesën e saj.

Mësohet se pas marrjes së njoftimit nga një 16-vjeçare, se në banesën e saj kishte hyrë 65-vjeçari që tentonte ta ngacmonte seksualisht, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë shkuar menjëherë në këtë banesë dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin S. S.

Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Njoftimi i policisë së Sarandës:

Ngacmoi seksualisht një shtetase 16 vjeçe, në banesën e saj, vihet në pranga 65-vjeçari.

Pas marrjes së njoftimit nga një 16-vjeçare, se në banesën e saj kishte hyrë një shtetas që tentonte ta ngacmonte seksualisht, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë shkuar menjëherë në këtë banesë dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin S. S., 65 vjeç.

Ndërkaq, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të përgjegjësisë penale të 65-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco