Operacion ndërkombëtar policor në Vlorë dhe Fushë Kuqe, 6 urdhërarreste

Operacion ndërkombëtar policor në Vlorë dhe Fushë Kuqe, 6 urdhërarreste

08:20, 16/08/2023
A+ Aa A-

Një operacion policor antidrogë është në zhvillim e sipër në Vlorë dhe në Fushë Kuqe. Prokuroria ka firmosur 6 urdhër arreste.

Operacioni po zhvillohet nga SPAK në vazhdën e operacionit të madh kundër trafikut të drogës në bashkëpunim me Guardia di Finanza dhe DEA-n, ku vetëm dje u kapën sasi të madhe heroine dhe kokaine që trafikoheshin me gomone dhe veliera në det në bashkëpunim me trafikantë ndërkombëtare.

Në listën e arrestimeve është edhe emri i një ish-zyrtari policie.

Po ashtu, Policia ka kontrolluar një kompleks luksoz në Fushë Kuqe. 

Dje, një prej gomoneve të përdorura nga trafikantët ka qenë e pajisur me 3 motorrë të rrallë me nga 350 kuaj fuqi, me qëllim për të transportuar drogën në ujërat e detit Adriatik..Trafikantët, në momentin kur kanë parë policinë, i kanë vënë zjarrin drogës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco