SYRI TV/ Korsitë e emergjencës në Vlorë jashtë funksionit, ambulancat mbeten në trafik

14:12, 11/08/2023
A+ Aa A-

E vetmja korsi emergjencash e cila duhet të ishte funksionale e ndërtuar në rrugën "Ali Demi" Vlorë prej vitesh gjendet jashtë funksionit. Në qytetin bregdetar mungojnë korsitë e emergjencave teksa autoambulancat e kanë të vështirë për të dhënë ndihmën mjekësore në kohë pasi ngecin në trafikun e rënduar.

Nga SYRI TV

Pak vite më parë, u rehabilitua ky segment rrugor, teksa nisi në Vlorë plani për ndërtimin e korsive të emergjencave për autoambulancat, por brenda vitit të parë kjo korsi doli jashtë funksionit. Qytetarët tregojnë se kjo korsi e dedikuar tashmë është parking për mjetet e furnizimit të bizneseve dhe për makinat private. 

Në lidhje me bllokimin e korsisë së dedikuar për autoambulancat, as policia bashkiake dhe as ajo e shtetit nuk marrin masa, pasi ky segment shpesh herë është bërë edhe burim aksidentesh.

Korsia e emergjencës në rrugën "Ali Demi" e vetmja e konceptuar për të funksionuar si e tillë.

Të tjera korsi emergjencash në qytet nuk ka. Shumë segmente rrugore janë ngushtuar së tepërmi për të pakësuar numrin e aksidenteve, por askush nuk ka një plan ekzakt për krijimin e vendkalimeve të emergjencës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco