Lushnjë, makina e emigrantit dhe kamionçina përplasen e përmbysen, 2 të plagosur

Lushnjë, makina e emigrantit dhe kamionçina përplasen e përmbysen, 2 të plagosur

08:15, 11/08/2023
A+ Aa A-

Dy mjete janë përplasur mëngjesin e sotëm në qendër të fshatit Fiershegan në Lushnjë.

Përplasja midis një Audi me targa italiane OS392JV dhe një kamionçine transporti Benz me targa AA316XL bëri që të dy shoferët të përfundojnë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas të dhënave paraprake përplasja ka ndodhur në orën 5:30 të mëngjesit për shkak të mosdhënies së përparësisë.

Policia në vendngjarje po disiplinon trafikun dhe heton tashmë mbi shkaqet e aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco