‘Pa patentë, aksident dhe dhunë në familje’/ Arrestohen 3 persona në Korçë

‘Pa patentë, aksident dhe dhunë në familje’/ Arrestohen 3 persona në Korçë

13:23, 10/08/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë së Korçës kanë rënë 3 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi/ DVP Korçë

Vihet në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin K. V., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 1, Korçë, u kap duke drejtuar automjetin tip "Skoda", pa leje drejtimi. 

-Në vijim të informacionit paraprak, të dhënë ditën e djeshme, për një aksident të ndodhur në aksin rrugor "Maliq-Lozhan", ju informojmë se u arrestua shtetasi F. H., 27 vjeç, banues në Libonik, Maliq, pasi në afërsi të fshatit Strelcë, automjeti kamion tip "Benz" u batua në rrugë, për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e tij, nga 27-vjeçari. Nga aksidenti, u dëmtuan 2 pasagjerë në këtë kamion, të cilët vijojnë të marrin ndihmë mjekësore, në spital.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

-Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasit A. G., 62 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka fyer, ish-bashkëshorten e tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. M. dhe për shtetasen B. M., të dy banues në Libonik, Maliq, pasi dyshohet se kanë fyer, një 27-vjeçare.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Ll. Z., 29 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka fyer, një 42-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco