FOTO/ Goditi me fadromë pushuesin në Pogradec, shoqërohet shoferi

FOTO/ Goditi me fadromë pushuesin në Pogradec, shoqërohet shoferi

14:54, 09/08/2023
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur në plazhin e Pogradecit, ku një pushues është goditur nga fadroma që shërben për pastrimin e mbetjeve liqenore.

Sipas njoftimit të policisë, drejtuesi i fadromës, shtetasi D. P. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Pogradec/ Informacion paraprak

Rreth orës 13:50, në vendin e quajtur “Plazhi”, mjeti fadromë që shërben për pastrimin e mbetjeve liqenore, me drejtues shtetasin D. P., 31 vjeç, ka goditur shtetasin A. K., 53 vjeç (pushues), i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spitalin e Pogradecit, në kujdesin e mjekëve.

Ndërkaq, drejtuesi i fadromës, shtetasi D. P. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco