SYRI TV/ Nxirrnin fëmijët për të lypur, policia procedon pesë shtetas nga Berati

14:21, 09/08/2023
A+ Aa A-

Pesë kryefamiljarë janë proceduar penalisht pasi akuzohen se kanë nxjerrë fëmijët e tyre të mitur për të lypur në rrugë. Në deklaratën e tyre para oficerëve të policisë ata janë shprehur se shkak për këtë veprim është pamundësia për të siguruar të ardhura për jetesë, dhe kjo i ka detyruar që të shfrytëzojnë fëmijët. Pesë personat e ndaluar janë nga qyteti i Beratit ndërsa kishin ardhur me fëmijët e tyre për të lypur në zonën e Plazhit në Durrës.

SYRI TV

Kushte te vështira ekonomike kanë detyruar shumë familje shqiptare të gjej alternativa, madje edhe të dhimbshme për të gjetur një zgjidhje për mbijetesë. Dhjetëra familje të komunitetit rom dhe egjiptian shpeshherë nxjerrin fëmijët e tyre ne rrugë për të nxjerrë pak të ardhur dhe për të siguruar jetesën, por prindërit e këtyre fëmijëve shpesh përfundojnë në dyer e komisariateve.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe këtë të mërkurë ku pesë kryefamiljarë kishin ardhur nga Berati sëbashku me fëmijët e tyre të mitur për të lypur nëpër rrugët e qytetit bregdetar të Durrësit. Por sapo ata janë ndalur në zonën e plazhit janë pikasur nga policia dhe janë ndaluar.

Menjëherë ata janë shoqëruar në komisariatin e zonës së Plazhit, ndërsa ndaj 5 të ndaluarve tashmë është ngritur akuza për keqtrajtim të të miturve. Policia e Durrësit njofton se pes shtetasit e ndaluar shfrytëzonin fëmijët e tyre nga 4 deri në 7 vjec për të lypur në rrugë, duke shkelur Kodin penal pasi nxjerrja e fëmijëve në rrugë dëmton shëndetin psiko-emocional të fëmijës, dhe kjo veprimtari është e kundraligjshme dhe e dënueshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco