Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

U konfliktua me dy shtetas dhe kundërshtoi me dhunë policinë, arrestohet 26 vjeçari në Bulqizë

U konfliktua me dy shtetas dhe kundërshtoi me dhunë policinë, arrestohet 26 vjeçari në Bulqizë

11:42, 09/08/2023
A+ Aa A-

Një sherr mes dy personave ka ndodhur mes dy të rinjve në Bulqizë, ku për pasojë është arrestuar 26-vjeçari E.A.

Mësohet se sherri mes dy të rinjve ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa i riu ka kundërshtuar dhe forcat e policisë gjatë momenti që kjo e fundit ka tentuar të ‘ulë’ gjakrat.

I riu akuzohet për veprën penale të “Kundërshtimi me dhunë i Punonjësit të Policisë”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Njoftimi i policisë:

U konfliktua fizikisht me dy shtetas dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë vihet në pranga  26-vjeçari. Procedohen penalisht edhe dy shtetasit që u konfliktuan me 26- vjeçarin. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, me marrjen e njoftimit se në qendër të qytetit Bulqizë,  po ndodhte një konflikt mes disa shtetasve, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë ku ka rezultar se:

Shtetasi E.A, 26 vjeç,   banues në Bulqizë, për motive të dobëta po konfliktohej me shtetasit B.Ç., 41 vjeç dhe O.V.,  35 vjeç. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar për në Komisariat palët në konflikt, dhe gjatë shoqërimit shtetasi E.A, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë . Në përfundim të  veprimeve të kryera nga  Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Bulqizë,  shtetasi E.A., është arrestuar në flagrancë për veprën penale të “Kundërshtimi me dhunë i Punonjësit të Policisë”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit B.Ç., dhe O.V., për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” .

Sqarojmë se pamjet e bëra publike dje në disa media dhe rrjete sociale, i përkisnin këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prkurorisë, për veprime të mëtejshme

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco