Shqiptarët ‘mbretër’ të drogës në Itali, e zëvendësuan marijuanën me kokainë

Shqiptarët ‘mbretër’ të drogës në Itali, e zëvendësuan marijuanën me kokainë

10:21, 07/08/2023
A+ Aa A-

Rrjetet shqiptare të drogës kanë hequr dorë nga trafiku i marijuanës dhe janë fokusuar në trafikimin dhe shpërndarjen e kokainë. Kjo është një nga gjetjet kryesore të antidrogës italiane, të publikuar në raportin e saj të fundit për vitin 2023.

Sipas këtij raporti, vetëm në vitin e fundit, rreth 1200 shqiptarë u denoncuan në prokuroi nga seksioni i antidrogës, në lidhje me aktivitetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta, nga 1127 që ishin denoncuar më 2021.

Ndërkohë që rastet për transportin dhe shpërndarjen e kanabisit, ishin më të ulëta se një vit më parë.

Sipas raportit të publikuar nga Zëri i Amerikës, një rënie të ndjeshme pësoi edhe numri i shqiptarëve të denoncuar për aktivitetin në transportimin dhe shpërndarjen e marijuanës ku gjatë vitit 2022 u denoncuan 62 autorë nga 149 që ishin denoncuar në vitin 2021.

“Krahas aktivizimit tradicional në fushën e trafikut të drogës rrjetet konfirmojnë aftësinë e tyre për të zhvilluar skema komplekse për pastrim parash dhe evazion fiskal, si dhe transferimin e kapitalit jashtë Italisë”, thuhet mes të tjerash në raport.

Ajo që bie në sy në raport është se nga pikëpamja strukturore shpesh rrjetet shqiptare të drogës organizohen në grupe të vogla, me bazë familjare.

Raporti përmend disa operacione të mëdha policore të zhvilluara në rajone të ndryshme të Italisë kundër drogës përgjatë vitti 2022 ku në pranga kanë përfunduar dhjetëra shtetas shqiptarë dhe italianë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco