‘Sulmoi policinë me granatë’/ Kapet shqiptarja dhe burri i saj italian, i gjendet arsenal armësh në banesë

‘Sulmoi policinë me granatë’/ Kapet shqiptarja dhe burri i saj italian, i gjendet arsenal armësh në banesë

11:31, 06/08/2023
A+ Aa A-

Policia ka arrestuar një shqiptare dhe burrin e saj italian pasi iu gjetën një arsenal armësh në banesë.

Gjatë kontrollit fizik në shtëpinë e një 64-vjeçari italian në zonën e Savionës, policia ka gjetur armë të llojeve të ndryshme dhe municione.

Në shtëpi, ndodhej dhe bashkëshortja e tij 53-vjeçare me origjinë nga Shqipëria, e cila ishte në dijeni të armatimeve në shtëpi.

Pas kryerjes së kontrollit fizik, efektivët gjetën në shtëpinë e italianit një arsenal armësh ushtarake ku përfshiheshin: TNT, siguresa për granata dore, 29 granata, detonatorë elektrikë dhe siguresa, një Tokarev TT-33 cal.7.62, një pistoletë e prodhimit sovjetik, e konsideruar si një nga armët më të fuqishme në botë e pajisur me 1500 fishekë dhe tre karikatorë të vetëm, por edhe armë të ftohta, hanxharë, thika ushtarake të prodhimit sovjetik dhe një llastiqe profesionale.

Në momentin që policia ka nisur kontrollin, italiani ka marrë një granatë dore për të sulmuar efektivët, por fatmirësisht nuk ka shpërthyer.

Çifti u arrestua dhe u dërguan në paraburgim, ndërkohë që 64-vjeçari akuzohet dhe për tentativë vrasje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco