Digjet ‘Benz’-i në Qafë Thanë, shoferi arrin të dalë në kohë nga makina

Digjet ‘Benz’-i në Qafë Thanë, shoferi arrin të dalë në kohë nga makina

10:09, 06/08/2023
A+ Aa A-

Një mjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Qafë Thanë-Prrenjas.

Sipas njoftimit të policisë, makina tip Benz ka qenë duke zbritur kthesat e Qafë Thanës në drejtim të Prrenjasit kur një masë elektrike në motor ka bërë që makina të përfshihet nga flakët.

Njoftimi i policisë/ Qafë Thanë

Një mjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Qafë Thanë-Prrenjas.

Mjeti i llojit benz ka qenë duke zbritur kthesat e Qafë Thanës në drejtim të Prrenjasit kur një masë elektrike në motor ka bërë që makina të përfshihet nga flakët.

Drejtuesi i mjetit N. Gjoka  65 vjeç nga Durrsi ka arritur të dalë në kohë nga mjeti duke shpëtuar nga dëmtimet.

Zjarrfikësit e Prrenjasit kanë bërë të mundur fikjen e mjetit ndërkohë që po bëhet edhe larja e rrugës pasi prania e vajit mund të shkaktojë të tjera aksidentet në këtë zonë.

Policia gjithashtu nisi hetimet rreth kësaj ngjarje për të zbardhur shkaqet e të djegies së mjetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco