Fotografoi dhe ia dha të dashurit dokumentin sekret për Ibrahim Licin, dërgohet në gjyq sekretarja

Fotografoi dhe ia dha të dashurit dokumentin sekret për Ibrahim Licin, dërgohet në gjyq sekretarja

09:32, 06/08/2023
A+ Aa A-

Prokuroria e Shkodrës, ka përfunduar hetimet për sekretaren e këtij institucioni K.G, e cila në Tetor 2022 nxori jashtë zyrës së institucionit një dokument sekret që fliste për të kërkuarin Ibrahim Lici në Turqi.

Sekretarja tashmë është marrë e pandehur dhe akuzohet për akuzën e “Zbulimit të akteve, ose të dhënave sekrete”.

Aktualisht, çështja kundër saj është në pritje të nisjes së procesit të gjykimit në Shkodër.

 Shkresa ishte sigluar “Tepër urgjent” dhe i përkiste Zyrës së Marrëdhieve me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, të firmosur nga prokurori Olsi Dado.

Sapo ka mbëritur nga Tirana në Prokurorinë e Shkodrës, dokumenti është fotografuar nga sekretarja e regjistrit, shtetësja K.G.

Më pas, këtë dokument K.G-ja ia ka treguar të dashurit të saj, emrin e të cilit nuk e ka treguar gjatë fazës së hetimit.

Më tej, i dashuri e ka fotografuar dokumentin mbi telefonin e sekretares dhe shkresën informative për Ibrahim Licin në Turqi, dhe e ka shpërndarë tek persona të tjerë.

Dokumenti më tej rrodhi në media, duke shkaktuar një skandal në nxjerrjen e sekretit, ç’ka solli nisjen e hetimeve nga Prokuroria e Shkodrës.

Nga hetimet rezultoi se dokumenti ishte nxjerrë jashtë mureve të Prokurorisë nga sekretarja e regjistrit.

Shkresa e fotografuar nga sekretarja, dyshohet se ka rënë në dorë të Behar Bajrit dhe njerëzve të tij, të cilët më pas e lançuan në media.

Bajri është kundërshtari i betuar i Ibrahim Licit, i cili prej muajit Maj të vitit 2021, është shpallur në kërkim nga prokuroria e Shkodrës, si i dyshuar në vrasjen e komshiut të tij, Endri Mustafa.

Ndërsa, aktualisht pas operacionit “Metamorfoza” në kërkim është shpallur dhe Behar Bajri, i cili akuzohet nga SPAK-u për vrasjen e Gjin Boriçit, dhe sigurimin e kushteve për të vrarë Genc Tafilin, Ibrahim Licin dhe Dorian Dulin./ oranews/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco